
Peci: Për të luftuar krimin e korrupsionin dhe për të mbrojtur dinjitetin tim jam i gatshëm çdo ditë të vdes (video)
21 mars 2025
| 15:09
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka publikuar një video sqarim për opinionin pasi njësiti i krimeve ekonomike kanë zbarkuar në Zyrën e Prokurimit të ministrisë së tij meqë dyshohet për dallavere rreth një tenderi që ka të bëjë me pastrimin e renovimin e ish-objektit të AAK-së.
Peci ka përmendur edhe Prokurorinë për reagimin e shpejt pas raportimeve të mediave dhe ka thënë se s’kanë reaguar njëjtë kur iu janë dorëzuar fakte për keqpërdorime, që sipas Pecit kapin vlera qindra milionëshe.
Në fund, Peci duke folur si hero, ka thënë se “është i gatshëm të vdes çdo ditë” teksa lufton krimin, korrupsionin dhe teksa mbron dinjitetin e tij personal.