Peci: Po më bullizojnë e përqeshin për mbiemrin tim, s’po e shohin punën time

11 korrik 2022 | 15:30

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Faton Peci, ka reaguar ndaj përdorimit të mbiemrit të tij në aspektin negativ.

Ai ka thënë se disa nga mediet nuk po e shohin punën e tij si ministër duke e mbuluar me raportim seksist.

I pari i MBZhR-së shtoi se ndjehet keq kur mbiemri i tij përdoret në aspektin pezhorativ.

“Prej disa kohësh, në disa prej medieve online, sistematikisht jam bërë pjesë e fushatës denigruese në raport me mbiemrin tim. Pra, këto media punën time si ministër dhe si njeri i angazhuar në politikë po e mbulojnë nëpërmjet raportimit seksist apo përqeshjes në raport me mbiemrin tim. Puna e secilit e përmbushë emrin dhe mbiemrin. Ka të tillë që bartin histori pas vetes, sikundër që ka të tillë që janë pjesë e arealit të mbiemrave kosovarë. Është për keqardhje kur konotacioni pezhorativ përdoret nga një pjesë e atyre që lirinë e fjalës po e kthejnë në liri denigrimi”, ka thënë Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka gjetur zëvendësuesin për…