Peci: Politika e jashtme gjatë qeverisë Kurti ka pësuar disfatë strategjike

12 shkurt 2025 | 17:05

Drejtori i institut KIPRED, Lulzim Peci, ka bërë me dije se qeveria e re e Kosovës duhet që ta ri-kalibroj me urgjencë politiken e saj me SHBA-së.

Ai ka vlerësuar se gjatë qeverisë Kurti politika e jashtme e Kosovës ka pësuar disfatë strategjike.

Peci ka shkruar në “Facebook” se letrat e presidentit Donald Trump për Ditën Kombëtare të Serbisë flasin shumë.

“Prandaj, cilado qeveri që do të themelohet si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit, duhet që ta re-kalibroj me urgjencë poltikën e saj me ShBA-të. Mesazhet e presidentit Trump tregojnë në mënyrën më të mirë situatën në të cilën gjendemi, dhe kjo është pasojë e disfatës strategjike të politikës së jashtme të Kosovës gjate mandatit të presidentit Biden. Ta kemi të qartë se tek e tutje fjalët nuk kryejn punë, por veprat e menjëhershme në ndryshimin e politikës së deritanishme. Kush mendon se ky ndryshim i politikës do të ishte servilitet, nuk ka lidhje me kuptueshmërinë e interesave shtetërore”, ka shkruar Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur sot (e mërkurë)…