Peci: Produktet vendore në rradhë të parë!
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar ndërmarrjen “Konsoni”. “Konsoni” është lidere e prodhimit të vezeve dhe mishit të zogjve në Kosovë dhe rajon.
“Sot vizitova ndërmarrjen Konsoni, një ndër liderët e prodhimit të vezëve dhe mishit të zogjve në Kosovë dhe rajon.
Rritjen e pulave vojse, Konsoni e bën në fermën e tyre në Gjakovë ndërsa prodhimin e mishit dhe therjen e zogjëve? në fshatin Livoq i Poshtëm në Komunën e Gjilanit”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, ministri Peci.
Postimi i plotë i ministrit Peci:
Sot vizitova ndërmarrjen Konsoni, një ndër liderët e prodhimit të vezëve dhe mishit të zogjve në Kosovë dhe rajon.
Rritjen e pulave vojse, Konsoni e bën në fermën e tyre në Gjakovë ndërsa prodhimin e mishit dhe therjen e zogjëve? në fshatin Livoq i Poshtëm në Komunën e Gjilanit.
Që nga viti 2008, Konsoni ka filluar veprimtarinë e tij të prodhimit të mishit të pulës me një kapacitet prej 250 pulave në orë ndërsa sot ky kapacitet i therjes arrin deri në 1500 pula në orë.
Kjo ndërmarrje është shembull i avancimit të prodhimit dhe përsosjes së teknologjisë.
Aktualisht numëron 110 të punësuar ndërsa në fillimet e veta kishte startuar me 50 punëtorë.
Shembuj të tillë si Konsoni i shërbejnë sektorit të bujqësisë e prodhimtarisë bujqësore në Kosovë pasiqë vendosin standarde të larta të cilësisë, të cilat duhen ndjekur edhe nga ndërmarrje të tjera që merren me këtë veprimtari.
Si Ministër dhe si qytetar i Republikës së Kosovës, jam i vendosur dhe i përkushtuar që maksimalisht t’i mbështesim në rradhë të parë prodhimet vendore, fillimisht duke i promovuar ato e pastaj duke i blerë këto prodhime para larmishmërisë së produkteve që na servohen nga importi.
Në këtë mënyrë përmirësojmë bilancin tregtar dhe vlerësojmë prodhuesit vendorë.