Ministri i Bujqësisë Faton Peci, ka publikuar fotografi nga “Darka e Lamës”, ku shihet i shoqëruar me Kryeministrin Albin Kurti, Kryetarin e Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi e Drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.
“Këtë vit, Darka e Lamës është edhe një nderim për trashëgiminë tonë dhe një reflektim mbi përpjekjet për të zhvilluar bujqësinë dhe sigurinë ushqimore të Kosovës. “ – ka shkruar Peci.
E plotë:
Mbrëmjen e sotme shënuam një traditë të lashtë dhe të çmuar; Darkën e Lamës, një moment reflektimi dhe falënderimi ndaj Zotit dhe natyrës për begatinë e vitit që po lëmë pas.
Ky ritual ka shërbyer për shekuj me radhë si shprehje mirënjohjeje për frytet e tokës dhe mundin e njerëzve që e kultivojnë atë.
Këtë vit, Darka e Lamës është edhe një nderim për trashëgiminë tonë dhe një reflektim mbi përpjekjet për të zhvilluar bujqësinë dhe sigurinë ushqimore të Kosovës.
Kremtimi i saj rikthen në kujtesë amanetin e Dr. Ibrahim Rugovës, që një nga prioritetet e tij ishte sigurimi i bukës së motmotit për qytetarët tanë.
Sukseset e bujqësisë janë një prej dëshmive më të forta të përkushtimit tonë për të ardhmen e sigurt dhe të qëndrueshme të Kosovës.
Gëzuar për frytet e tokës sonë!
Zoti e bekoftë popullin dhe Republikën e Kosovës!