Peci: Qeveria do të jetë dorë e zgjatur e zhvillimit për fermerët e zellshëm dhe meritorë
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka vizituar të premten disa fermerë nga komuna e Mamushës.
Mamusha ndryshe njihet si një ndër komunat me aktivitetin më të lartë bujqësor, ku fermerët e kësaj ane merren kryesisht me prodhim dhe përpunim të kulturave të ndryshme perimtare.
Me këtë rast, ministri Peci është shprehur se Republika e Kosovës është shembull i përkrahjes për komunitetet joshumicë dhe njëkohësisht Mamusha është sinonimi i prodhimtarisë së perimeve në vend.
“Qeveria është e përkushtuar dhe vazhdon të jetë dorë e zgjatur e zhvillimit për fermerët e zellshëm dhe meritorë”, ka thënë Peci.
Në se sektorin 1.3 – serra në Komunën e Mamushës kanë përfituar 69 përfitues me sipërfaqe prej 19.72 hektarë dhe me vlerë të mjeteve mbi 4 milionë euro. Ndërsa në sektorin 1.4 – depo për ruajtjen dhe grumbullimin e pemëve dhe perimeve është një përfitues, projekti i të cilit kap vlerën e mjeteve me mbi 98 mijë euro me kapacitet të depos prej 405 m2 të mbjellë me perime sipërfaqen prej 6.9 hektarë.