
Peci: Ta shohim a i kemi numrat, Albulena është kandidate përsëri
21 prill 2025
| 14:34
Deputeti nga radhët e Listës “Guxo”, Faton Peci pak më parë ka arritur në Kuvendin e Kosovës, për seancën konstituive.
“Ta shohim a i kemi numrat, Albulena është kandidate përsëri”, ka thënë ai shkurt për medie.
Vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet sot në orën 15:00. Megjithëse nuk i siguroi votat e mjaftueshme, Albulena Haxhiu ka deklaruar se edhe në seancën e së hënës do të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës.