Peci thotë se ka pranuar sot raportin e Auditorit: Nuk gjeti asnjë shkelje të vetme në programin e granteve 2023

02 dhjetor 2024 | 15:11

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë para deputetëve se që nga koha që ka marrë mandatin në krye të kësaj ministrie, gjithsej 20 zyrtarë janë arrestuar.

Peci ka thënë se një numër i konsiderueshëm i këtyre zyrtarëve e kanë pranuar fajësinë për marrje ryshfeti.

“Me duhet që të bëjë publike që në periudhën pasi që unë jam bërë ministër, janë 20 zyrtarë të arrestuar të Ministrisë së Bujqësisë, ku një numër i konsiderueshëm i tyre e kanë pranuar fajësinë për marrje ryshfeti e disa prej të cilëve dhanë ryshfet. Janë vetë zyrtarët që janë të suspenduar për shkak të shkeljeve të evidentuara, ndërsa tash unë kam pranuar sot raportin e Auditorit në të cilin flet për programin e grantit të vitit 2023 mes tjerash thotë se ‘konsiderojmë se nuk kemi arritur që të gjejmë asnjë shkelje të vetme’. Në aspektin moral flasim sa të doni, po diskutimin për kategoritë morale më shumë është vend në kishë dhe xhamia”, ka thënë Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen ende nuk e ka zgjidhur çështjen sa i…