Peci thotë se po përmbyll vitin me zero borxhe, i reagon kandidati për deputet nga AAK-ja
Kandidati për deputet i AAK-së, Burim Hasani, ka reaguar ndaj postimit në “Facebook” të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili tha se vitin 2024 po e përmbyll suksesshëm me zero borxhe.
Hasani ka shkruar se Llapi ka qenë një prej komunave më të prekura dhe më të dëmtuar si në ekonomi familjare ashtu edhe bujqësore.
Kandidati për deputet i AAK-së thotë se nuk e di qysh mundesh ta dërzosh një detyrë kur të gjithë fermerët e dëmtuar janë në pritje të kompensimit të pagesave.
“I nderuar ministër z. Faton Peci,
Me gjithë respektin, më të arsyeshme e shoh të paguhen kompenzimi i dëmeve të fermerët dhe obligimet ndaj tyre se sa të dërzosh ministrin te pasardhësi me 110 milion euro!!! Nuk dij qysh mundesh ta dërzosh një detyrë kur të gjithë fermerët e demtuar janë në pritje të kompenzimit të pagesave. Vlen të theksohet se Llapi ka qenë një prej komunave më të prekura dhe më të dëmtuar si në ekonomi familjare ashtu edhe bujqësore!”, ka shkruar Burim Hasani në “Facebook”.