Peci viziton familjen Ademi nga Vushtrria, të cilët janë përfitues të grantit në vlerë prej 90 mijë euro

15 shtator 2024 | 12:56

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar familjen Ademi nga Pestova e Vushtrrisë, të cilët janë përfitues të grantit në vlerë prej 90 mijë euro.

Peci thotë se fermerët e Komunës së Vushtrrisë përgjatë qeverisjes së tyre gëzojnë një shifër të përkrahjes rekord përmes granteve dhe subvencioneve.

“Mikpritja e ngrohtë e fermerëve ka qenë frymëzim i imi që të jem me ta çdo fundjavë. Familja Ademi nga tash e tutje 30ha tokë i punon me mekanizmin e ri bujqësor, si përfitues të grantit në vlerë prej 90,000 eurove. Nga 30ha tokë të punueshme, në 25ha kultivojnë pataten duke i kontribuuar zinxhirit ekonomik e duke e theksuar edhe më shumë pataten si një kulturë tashmë identitare për rajonin e Vushtrrisë”, shkruan ministri në Facebook.

Tutje, ai ka shkruar se gjatë qeverisjes së tyre ka mbizotëruar dinjiteti i fermerit e meritokracia në vlerësim.

“Nëse gjatë qeverisjeve tjera familjes Ademi iu kërkoheshin kritere të pashkruara për të qenë përfitues, gjatë qeverisjes sonë ka mbizotëruar dinjiteti i fermerit e meritokracia në vlerësim. E kush është skeptik për këtë që po e them, le të bisedojnë me anëtarët e kësaj familje pasi që kanë çka tregojnë”.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismeti, si gjithnjë, dinamik e aktiv. Jo rastësisht shënon tema…