Peci viziton në QKUK të lënduarit nga bombola e gazit
15 janar 2024
| 15:32
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, të hënën ka vizituar të lënduarit nga shpërthimi në Kçiq të Mitrovicës.
Peci, i cili me prejardhje është nga ky qytet, u ka ofruar mbështetje, teksa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.
Në këtë shpërthim u lënduan 15 persona të një familje. Katër prej tyre aktualisht janë në mjekim intensiv.