Pedri fiton çmimin ‘Golden Boy’ për vitin 2021
22 nëntor 2021
| 14:45
Ylli i mesfushës së Barcelonës dhe lojtari spanjoll Pedri, ka fituar çmimin “Golden Boy” për vitin 2021.
18-vjeçari fitoi çmimin, pasi që 24 nga 40 gazetarët votuan për talentin katalonas si zgjedhja e parë, ndërsa 36 prej tyre e vendosën në mesin e tre të parëve, duke i siguruar 318 pikë. Ylli i Borussia Dortmundit, Xhud Belingam u rendit në vendin e dytë, me 119 pikë.
Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland fitoi çmimin e vitit të kaluar me Paul Pogba, Entoni Martial, Kilian Mbappe dhe Rahim Sterling, që ishin gjithashtu në mes fituesve të fundit. Kujtojmë se çmimi “Golden Boy”, jepet nga një panel gazetarësh kryesorë për lojtarin më të mirë evropian, i cili është nën 21-vjeç.