Pedri: Lewandowski është një makinë në zonën e portës kundërshtare

21 shtator 2022 | 14:43

Janë të shumta temat që Pedri, mesfushori i Barcelonës, ka trajtuar në intervistën e tij për “Sport”, duke përfshirë atë që ka të bëjë me disa senatorë si Pique dhe Jordi Alba: “Ata janë vërtet me shumë ndikim, na ndihmojnë ne të rinjve në jetën e përditshme, na japin këshilla për atë që kanë përjetuar. Përveç cilësisë së tyre, të cilat mund ta ndihmojnë shumë skuadrën”.

Fjalë të dashura edhe për Lewandowskin e Dembelen: “Robert është i çmendur, ai shënon shumë gola, asiston, një makinë në zonën e portës kundërshtare. Është spektakolare të punosh me të, ai ndihmon lojtarët e rinj, ata që kanë ardhur tani ose kanë ka qenë për disa vite te Barcelona, brenda dhe jashtë fushës. Ousmane gjithmonë na befason. Ne zbuluam në të njëjtën ditë të ndeshjes se ishte bërë baba… Në fushë me top mund të bëjë çdo gjë të mirë. Shumë pak në botë dinë t’i bëjnë ato gjëra. Ai gjithmonë qesh, duke i sjellë lumturi grupit. Është çmenduri ta kesh në ekip, shpresoj se mund të qëndrojë me ne për shumë vite”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
La mënjanë makinën e vogël mbi të cilën po pastronte…