Pedri, talenti më i mirë i ‘Euro 2020’

12 korrik 2021 | 11:15

“Euro 2020” u mbyll tashmë me Italinë fituese dhe radhën e kanë çmimet e më të mirëve të turneut. Lojtari më i mirë u shpall Gianluigi Donnarumma, ndërsa Cristiano Ronaldo doli golashënuesi më i mirë.

Ndërkohë Pedri Gonzales, ylli i Spanjës në këtë Evropian, meritoi çmimin e lojtarit të ri më të mirë të turneut. 18-vjeçari ishte i jashtëzakonshëm për Spanjën dhe humbi vetëm një minutë në 6 ndeshjet e Spanjës në këtë turne.

Ai kishte luajtur vetëm katër ndeshje për Spanjën para Euro 2020, teksa gjatë gjithë sezonit ishte titullar absolut nën drejtimin e Ronald Koeman te Barcelona. Një yll i ri ka lindur në Spanjë, pasi Iniesta e Xavi mbyllën epokën e tyre të lavdishme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Malcolm Simmons, ish-kryegjykatës i misionit evropian në Kosovë (EULEX) ka…