Pedro mendon largimin nga Chelsea
07 nëntor 2019
| 13:38
Pedro Rodriguez mund të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit, pasi trajneri Frank Lampard nuk po e preferon shumë.
Mediet në ishull raportojnë se sulmuesi spanjoll ka gjasa të transferohet në Kinë ku disa klube kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij. Derisa më herët është folur edhe për interesimin e skuadrës turke Fenerbahçe.
32-vjeçari në vitin 2015 iu bashkua Chelseat nga Barcelona.
/Epoka e re/