Pedro Sequeira çmon sekretarin e përgjithshëm Gjinovci dhe gjithë stafin e Evropianit

24 korrik 2024 | 12:37

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Hendbollit, Pedro Sequeira, përmes dy postimeve ka treguar simpatinë e madhe për Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe për Kosovën në përgjithësi.

Portugezi Sequeira ishte përfaqësuesi më i lartë dhe kryesor i EHF-së në Evropianin U20 në Prishtinë. Ai ka publikuar një postim emocionues për sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, që po e kalon një sfidë shëndetësore.

Sequeira dhe Gjinovci kanë ndarë së bashku trofetë për lojtarët më të mirë të Evropianit.

“Gjithnjë në mendjen time dhe zemrën time, Izet. Unë e di që do të luftosh. Kosovës dhe hendbollit në gjithë botën i duhesh”, ka shkruar Sequeira.

Në një postim tjetër ai ka vlerësuar lartë stafin organizativ të Evropianit U20.

“Komplet ekipi që punoi me mua gjatë 11 ditëve në Kosovë. Ishin të përkushtuar thuajse 24 orë në ditë për hendbollin dhe të gjithë ishin thjeshtë fantastik. Asnjëri, asnjëherë nuk është dukur i lodhur dhe nuk kishte ankesa. Fokus i plotë. Kjo e bëri shumë të lehtë për të punuar dhe për të menaxhuar të gjithën.  Faleminderit ekipi”, ka shkruar Sequeira.

Federata e Hendbollit e Kosovës e vlerëson qëndrimin dhe përkrahjen e Sequeiras, mikut të madh të Kosovës.

 

 

May be an image of basketball, volleyball and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj gjashtë…