
Pedro vazhdon kontratën me Chelsean
03 gusht 2018
| 14:43
Pedro Rodriguez e ka rinovuar kontratën me Chelsea deri në vitin 2020. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi londinez.
Spanjolli ka shprehur kënaqësinë e tij për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re, tashmë nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri.
“Është shumë mirë për mua, jam vërtet i lumtur këtu, në këtë klub, me shokët e skuadrës, tifozët dhe klubin në përgjithësi. Është e rëndësishme për mua që të vazhdoj me Chelsea, jam i kënaqur këtu dhe dua të fitoj tituj dhe trofe të rinj. Dua të ndihmoj ekipin, të shënoj gola. E përsëris, jam vërtet i lumtur”, ka thënë Pedro.