Pefqeli dhe Hyseni edhe zyrtarisht largohen nga Malisheva

28 qershor 2022 | 13:02

Dy futbollistët e njohur Mërgim Pefqeli dhe Hasan Hyseni edhe zyrtarisht janë larguar nga skuadra e Malishevës.

“Përmes këtij postimi ju njoftoj se nuk jam më pjesë e klubit FC Malisheva. Falënderoj drejtuesit e klubit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin fantastik. Falënderoj shumë stafin dhe bashkëlojtarët e skuadrës të cilët punuam së bashku gjatë kësaj periudhe një vjeçare sa isha pjese e Malishevës. Një falënderim të veçante kam për të gjithë tifozët ‘Tornado’ të cilët na kanë mbështetur dhe qëndruar gjithmonë afër”, ka shkruar në profilin e vet në “Facebook”, Mërgim Pefqeli.

Edhe Hyseni ka njoftuar ndarjen me klubin e Malishevës nëpërmjet një postimi në “Facebook”: “Nuk do të jem më pjesë e klubit FC Malisheva. Falënderoi kryesinë të gjithë trajnerët dhe bashkëlojtarët, tifozët ‘Tornado’ për mbështetjen e dhënë. Klubit i dëshiroj shumë suksese në vazhdim”.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pa transparencë, mangësi në respektimin e të drejtave të të…