Pefqeli synon të shënon shumë gola për Prishtinën
01 nëntor 2018
| 11:19
Autori i golit të dytë në ndeshjen ndaj Trepçës ‘89, Mërgim Pefqeli, ka shprehur besimin se do të vazhdon të shënoj gola dhe Prishtina të regjistron fitore të reja.
“Është gol i dytë për këtë sezon, besoj të mos ndalem me kaq. Ishte meritë e tërë ekipit, duke e nisur nga Boshnjaku me disa pasime e te Korenica dhe në fund aty ku besoj që në ato pozita nuk fali. Shpresojmë shumë të vazhdojmë kështu sa më gjatë me paraqitje të mira e me fitore të reja”, ka thënë Pefqeli për faqen zyrtare të klubit kryeqytetas.
/Epoka e re/