Peja 03 kualifikohet në finalen e Superkupës

02 tetor 2024 | 11:00

Peja 03 për herë të parë është kualifikuar në finale të Superkupës së Femrave.

Skuadra pejane në një ndeshje interesante ka shënuar fitore ndaj Prishtinës me shifrat 55:76 (12:14, 15:31, 24:15, 4:16).

Edhe pse vendaset fituan me 21 pikë dallim, sfida ishte mjaft dramatike. Çereku i parë ishte i baraspeshuar, duke përfunduar 12:14. Por, në pejanet u shkëputën në periudhën e dytë, duke e fituar 15:31, për të shkuar në pushim 27:45.

Megjithatë, prishtinaset nuk u dorëzuan dhe tentuan rikthimin në pjesën e dytë, por në momentet vendimtare, Peja 03 ishte më e mirë për të fituar 55:76.

Më e dalluara te Prishtina ishte Alaina Rice me 22 pikë e shtatë kërcime, derisa Malvina Haziri shtoi 16 pikë, ndërkohë te Peja 03, më e mira ishte Veronika Liubinets me 18 pikë e 14 kërcime.

Finalja e madhe Bashkimi-Peja 03 zhvillohet të premten nga ora 19:00 në Pejë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dekani i ri i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit,…