Peja bëhet me qendër informuese për shëndetin e gruas
30 nëntor 2017
| 15:48
Në qytetin e Pejës është bërë hapja e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas “Klasat për Nëna” në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në këtë qytet.
Kjo iniciativë është bërë e mundshme falë bashkëpunimit të Departamentit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Pejës, QKMF-së dhe Aksionit për Nëna dhe Fëmijë. Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Hapja e kësaj qendre është mundësuar nga “Raiffeisen Bank” në Kosovë dhe është mbështetur edhe nga “Solidar Suisse”, në kuadër të projektit “Kosana” në Kosovë.