Peja dhe Trepça zhvillojnë sot ndeshjet në FIBA Europe Cup
01 nëntor 2023
| 11:16
Sot (e mërkurë) kampionia e Kosovës, Peja dhe fituesja e Kupës dhe Superkupës së Kosovës, Trepça, do të kenë sfidat në grupet e FIBA Europe Cup.
“Verdhezinjtë”, pas fitores ndaj Heroes Den Bosch 99:84, do të jenë mysafirë të PGE Spojnia Stargard në përballjen që zhvillohet nga ora 18:30 në Stargard të Polonisë.
Të dyja skuadrat kanë nga një fitore e një humbje, kurse lider është Niners nga Gjermania, ndërsa Heroes Den Bosch është e fundit me dy humbje.
Trepça është mysafire e BCM Gravelines Dunkerque në takimin që zhvillohet nga ora 20:00. Mitrovicasit në xhiron e kaluar kishin pësuar nga Leiden 54:84 që, po ashtu, ka mundur BCM Gravelines Dunkerque.