Peja e fiton derbin ndaj Prishtinës
19 janar 2020
| 19:05
Skuadra e Pejës e ka fituar derbin ndaj rivales së vjetër, Prishtinës me rezultat 82-76.
Skuadra pejane ishte dominuese në pjesën e parë pasi 51-32, por në çerekun e tretë Prishtina u rikthye duke e ngushtuar në njëmbëdhjetë pikë rezultatin 70-59. Ndërsa në të katërtin pejanët arritën ta ngushtonin epërsinë e “bardhekaltërve” në pesë pikë, 17-12.
Forma e mirë e KB Peja në pjesën e parë, bëri që ta përfundonin derbin më të madh në basketbollin tonë me rezultatin përfundimtar 82-76.
Dardan Berisha realizoi 26 pikë në këtë ndeshje, ndërsa Drilon Hajrizi shtoi 15 pikë e 12 kërcime. Te Prishtina u dallua Jordan Johnson me 26 pikë të shënuara.
/Epoka e re/