Peja e mposhti Rahovecin në Ligën Ballkanike
Derbin e skuadrave të Kosovës në Ligën Ballkanike e ka fituar Peja, që në ‘Karagaçi’ ka mundur Rahovecin me rezultat 77:54 (20:24, 20:12, 17:8, 20:10).
Kjo ishte ndeshja e tyre e parë në grupe, ku pejanët u rikthyen pas dy vitesh në BIBL, derisa kjo është pjesëmarrja e parë për Vreshtarët në këtë ligë.
Ndeshja ishte shumë interesante, ku mysafirët e fituan çerekun e parë 20:24. Megjithatë, Peja u rikthye fuqishëm dhe dominoi deri në fund. Verdhezinjtë e fituan periodën e dytë 20:12, kurse atë të tretë 17:8 dhe atë të fundit 20:10.
Kjo ishte fitorja e parë për pejanët dhe humbja e parë për rahovecasit në BIBL.
Te Peja u dalluan Henrik Sirko me 18 pikë dhe dhjetë kërcime, Malcolm Armsted me 13 pikë, tetë kërcime e dhjetë asistime, Jordan Martin dhe Beqë Kovaqi me nga 12 pikë dhe Jamicheal Morgan me 11 pikë.
Te Rahoveci më i miri ishte Arian Qallaku me 21 pikë e gjashtë kërcime.