Peja e zyrtarizon amerikanin Justin Davis

10 gusht 2023 | 16:55

Klubi kampion i Kosovës në basketboll, Peja ka njoftuar përforcimin e radhës.

KB Peja përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan, Justin Davis.

Davis, është 24 vjeçar nga Amerika dhe sezonin e fundit ishte pjesë e Lusitania Expert në Superligën portugeze dhe luajti një sezon fantastik me një mesatare 15.8 pikë për ndeshje, 8.5 kërcime dhe 1.9 asiste.

Përkundër lojës së tij në sulm, ai njihet edhe për kërcimet e tij dhe topave të fituar në trapez.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit…