Peja fillon javën me 5G
Një hap i rëndësishëm në fushën e teknologjisë dhe informacionit është ndërmarrë në qytetin e Pejës.
Nga sot ky qytet do ta ketë shërbimin 5G. Kështu ka bërë me dije ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përmes një postimi në ‘Facebook’. Ajo shprehu kënaqësinë për lansimin e shërbimit 5G në Pejë, një hap që do të transformojë mënyrën se si qytetarët komunikojnë dhe aksesojnë informacionin. Ministrja vlerësoi punën e kompanisë VALA për ofrimin e kësaj teknologjie të avancuar. “Peja po fillon javën me 5g! Punë e shkëlqyeshme VALA!”, ka shkruar ministrja. Kujtojmë se muaj më parë rrejti 5G është lansuar edhe në Dragash. Ndryshe, zëvendësimi i teknologjisë është pjesë e modernizimit të rrjetit mobil në të gjithë Kosovën, Telekomi i Kosovës synon që brenda këtij viti të përfundojë modernizimin e rrjetit në tërë vendin.