Peja fiton bindshëm ndaj Prishtinës

18 prill 2021 | 20:20

Peja ka shënuar fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës 106:77 (31:21, 25:22, 22:24, 28:10), në çerekfinale të FIVE STAR Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja në fakt filloi e baraspeshuar me shumë rikthime në rezultat, por në dy minutat e fundit, shkëputet Peja, duke e fituar çerekun e parë 31:21. Pejanët vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e dytë, ku kishin epërsi deri në 15 pikë, 44:29, derisa shkuan në pushim me shifrat 56:43, me një tre pikësh nga Dandy, kurse suksesi i pejanëve në pejanëve në pjesën e parë erdhi nga qendrat Walters-Shoshi.

Verdhezinjtë shkëlqyen në periudhën e tretë, ku epërsinë më të lartë e kishin 25 pikë, 76:51, dhe më pas kishin një rënie që e shfrytëzuan prishtinasit, duke ngushtuar shifrat në 76:66, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 78:67. 10 minutat e fundit ishin vetëm formalitet, pasi Peja menaxhoi mirë epërsinë dhe e ngriti, derisa Prishtina luajti pa lojtarë të huaj. 106:77 ishte rezultati përfundimtar dhe Peja kalon në epërsi 1:0. Skuadra që shënon dy fitore do të kualifikohet në gjysmëfinale, ku e pret Ponte Prizreni.

Te Peja u dalluan Brandon Walters me 36 pikë e 16 kërcime, Lis Shoshi me 18 pikë e 14 kërcime dhe Laron Dandy me 23 pikë e 11 kërcime, kurse te Sigal Prishtina, Fisnik Rugova kishte 16 pikë e 9 kërcime.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet të martën në kryeqytet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bazuar në prova kerkimore dhe studime të mirefillta shkencore. 1.…