Peja fiton klasiken ndaj Prishtinës

01 shtator 2021 | 22:12

Peja është kualifikuar në gjysmëfinale të Superkupës, duke mundur Sigal Prishtinën 83:76 (23:14, 15:23, 24:16, 21:23).

Peja e nisi ndeshjen më mirë, me një seri prej 7:0 dhe ishte më e mirë në çerekun e parë, që e fitoi 23:14. Prishtinasit rikthehen furishëm në periudhën e dytë, duke barazuar shifrat në 28:28, e më pas duke kaluar në epërsi 30:35, sidoqoftë, verdhezinjtë nuk dorëzohen dhe e përmbyllin pjesën e parë në të mirë të tyre 38:37.

Pejanët e filluan më mirë pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, duke pasur epërsi deri në 12 pikë, 55:43, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 62:53. Bardhekaltrit nuk dorëzohen dhe afrojnë shifrat në 74:72 e më pas edhe 77:76, duke e bërë ndeshjen shumë interesante dhe dramatike.

Megjithatë, në fund pejanët ishin më të përqendruar, ku dy pikë shumë të rëndësishme shënoi Dardan Berisha e më pas edhe dy Arian Qallaku nga gjuajtjet e lira për 81:76, derisa triumfoi në fund 83:76.

Te Peja u dalluan me nëntë pikë e 10 kërcime, Ilter Erdem me 16 pikë e gjashtë kërcime, Henrik Sirko me 14 pikë e Dardan Berisha me 19, kurse te Sigal Prishtina më i dalluari ishte Wendell Mitchell me 18 pikë.

Peja në gjysmëfinale do të përballet me Prizrenin 16, takim që zhvillohet të premten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 Kombëtarja e Kosovës e ka kryer stërvitjen e fundit para…