Peja fiton përballjen ndaj Prizrenit
Peja fitoi sfidën ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 96:80 (32:18, 16:25, 22:13, 26:24), në javën e 16-të të ProCredit Superligës.
Verdhezinjtë e nisën sfidën për mrekulli, duke pasur epërsi dyshifrore 10:0, e më pas ngritën epërsinë në 30:14, derisa çereku i parë përfundon 32:18. Prizrenasit nuk kishin udhëtuar me flamur të bardhë dhe u rikthyen në periudhën e dytë, që ishin më të mirë, 16:25, derisa pjesa e parë përfundon 48:43.
Në fillim të periudhës së tretë, mysafirët ngushtuan epërsinë minimalisht në 48:47, por vendasit sërish u shkëputën, ku semafori pas 30 minutash tregonte rezultatin 70:56. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë më e baraspeshuar, me Pejën që ruajti epërsinë dhe fitoi 96:80.
Te vendasit u dalluan Tristan Ikpe me 11 pikë e shtatë kërcime dhe Tulio Da Silva me 20 pikë e pesë kërcime, ndërsa te mysafirët më i miri ishte Kwame Vaughn me 23 pikë e pesë kërcime.
Peja ka nëntë fitore e shtatë humbje, ndërsa Proton Cable Prizreni ka katër fitore e 12 humbje.