Peja humbi një zyrtar dhe një koleg të vyer
17 maj 2024
| 08:23
Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka njoftuar se ka vdekur zyrtari i kësaj komune, Aver Husaj.
Muhaxheri ka thënë se Averi ishte Shef i Sektorit të Kulturës pranë Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, dhe se Komuna e Pejës sot ka humbur një zyrtar dhe një koleg të vyer.
“Ngushëllime të sinqerta familjes Husaj, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën. Pusho në paqe, Aver”, ka shkruar Muhaxheri.