Peja hyn në karantinë

25 prill 2020 | 23:44

Drejtoria e Shëndetësisë në Pejë ka bërë me dije se është marrë vendim që ky qytet të hyjë në karantinë.

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim dhe ka shpallur Komunën e Pejës zonë karantinë, pasi që banorët e kësaj komune dyshohen që kanë pasur kontakt të drejtpërdrejt me personat e infektuar me Covid-19.

Me të njëjtin vendim, Rrugët “Cenë Abdyli 47“, “28 Nëntori nr.4”, “Fabrika e Sheqerit”, “Vëllezërit Kastrati”, “Adem Jashari 174 2/1” dhe fshatrat Nabërgjan, Vitomericë, Lutogllavë, Katund i Ri (Billagaj) në Komunën e Pejës shpallen vatra të përhapjes së infeksionit.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Pejës,
Peja shpallet qytet KARANTINË ç’ka nënkupton se po hyjmë në një fazë edhe më sfiduese dhe më të vështire në raport me Covid-19 duke ndryshuar rezultati i të infektuarve në komunën tonë me dy të infektuar.
Ju bëjmë thirrje për qetësi dhe për maturi në mënyrë që mjekët, infermieret, policët dhe të gjithë ata që këto ditë të vështira japin
shërbime dhe janë në ballë të detyrës së shenjtë.
Nuk është aspak e lehtë kjo luftë përball kësaj pandemie dhe vetëm duke bashkëpunuar të gjithë nga pozita ku ndodhet secili prej nesh që në fund tê dalim me sa më pak pasoja dhe sa më shpejtë të kthejmë normalitetin në Pejën tonë që aq shumë e duam.
Zoti i bekoftë të gjithë ata që janë në krye të detyrës këto ditë.
Rrini në Bëni Kujdes, Pa Panik

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte u konfirmuan edhe 28 raste të reja me Covid-19…