Peja, kampione e Kosovës në tenis

02 dhjetor 2024 | 12:33

Klubi i Tenisit, Peja është shpallur kampione e Kosovës në konkurrencën ekipore.

Në finale tenistët pejan mposhtën Prizrenin me rezultat të përgjithshëm 2-1. Pikën e parë Pejës ia siguroi Skënder Katana i cili ishte më i mirë se Arbin Koro. Në meçin e dytë pas një drame të madhe Stefan Micov shënoi fitore ndaj Mal Agushit duke barazuar rezultatin në 1-1.

Titullin e kampionit të Kosovës e vendosi meçi në çifte ku dyshja e Pejës Katana/Agushi mposhtën kombinimin prizrenas Micov/Zulji dhe me meritë e fituan trofeun e çmuar. Paraprakisht në gjysmëfinale Peja nuk pati problem në përballje me klubin prishtinas DielliX derisa Prizreni me 2-1 eliminoi Prishtinën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë…