Peja kërkon fitoren e tretë në Prizren

04 nëntor 2020 | 12:07

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e tretë në Superligën e Kosovës në basketboll. Sot (e mërkurë) do të zhvillohen dy ndeshje, ku Trepça e pret Golden Eagle Ylli në Mitrovicë.

Mitrovicasit kanë pësuar dy humbje nga dy ndeshje të zhvilluara, kurse therandasit kanë dy fitore nga dy ndeshje në këtë edicion. Ponte Prizreni-Peja është një takim shumë interesant, ku prizrenasit kanë një fitore dhe një humbje në këtë edicion, kurse pejanët dy fitore nga dy ndeshje dhe do të përpiqen ta vazhdojnë ecurinë pozitive. Rahoveci – Sigal Prishtina, po ashtu, shihet si një përballje mjaft interesante, ku në vitet e fundit takimet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante dhe dramatike.

Bardhekaltrit i mundën në gjysmëfinale të Superkupës, andaj ky takim po pritet me interesim të madh. Të dyja skuadrat kanë një fitore dhe një humbje. Bashkimi, që ishte finalist i Superkupës, do të ndeshet me Vëllaznimin, që ka hyrë nga Liga e Parë në Superligë. Prizrenasit kanë një fitore dhe një humbje, kurse kuqezinjtë dy humbje nga dy ndeshje.

SUPERLIGA – Java 3

Të mërkurën takohen:
19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli
19:00 Ponte Prizreni – Peja

Të enjten takohen:
19:00 Rahoveci – Sigal Prishtina
19:00 Bashkimi – Vëllaznimi

 

(V.Z / Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ramadan Qehaja Shteti i Kosovës dhe shoqëria e saj…