Peja, komuna e radhës përdori inteligjencën artificiale në seancën e rregullt të Kuvendit
Komuna e Pejës është bërë një nga komunat e para që ka transkriptuar me inteligjencën artificiale seancën e rregullt të Kuvendit Komunal.
“Komuna e Pejës bëri një hap të rëndësishëm drejt të ardhmes duke përdorur inteligjencën artificiale për të transkriptuar seancën e Kuvendit të Komunës së Pejës të datës 29.09.2023, ku u diskutua dhe u aprovua buxheti i komunës për vitin 2024, ky transkriptim u bë në vetëm 20 minuta”.
“Përmes ‘Shqip.ai’ arritëm të transkriptojmë 230 minuta të diskutimeve te pikave të rendit të ditës e edhe miratimit të buxhetit për vitin 2024 në Kuvendin Komunal të Pejës në vetëm 20 minuta, duke mbuluar një saktësi prej mbi 95 për qind”, ka njoftuar Komuna e Pejës.
Kujtojmë se edhe Komuna e Prishtinës ka transkriptuar me inteligjencën artificiale një nga seancat e Kuvendit Komunal.