Peja mposhti Lubotenin, kalon në finale të Kupës

14 prill 2023 | 10:53

Kampionia në fuqi i Superligës A, meshkujt, Peja ka siguruar finalen e Kupës së Kosovës, pas fitores të enjten në ndeshjen gjysmëfinale kundër Lubotenit.

Pejanët triumfuan me rezultat 3-0 (25:16, 25:21, 25:12), në një përballje  të dominuar përgjatë tri seteve.

Rezistencën më të madhe ferizajasit e bënë në setin e dytë, të cilin e humbën me vetëm katër pikë disavantazh.

Në finale, Peja do të ndeshet me Skënderbeun, e cila mposhti G.E Therandën në gjysmëfinalen tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm…