Peja në kërkim të gjysmëfinales

13 prill 2025 | 09:07

Sonte do të luhet ndeshja e dytë çerekfinale në mes të Pejës dhe Yllit.

Vendtakimi do të jetë palestra sportive “Karagaqi”, me fillim nga ora 19:00.

Kështu pejanët do të synojnë ta marrin edhe fitoren e dytë, për t’u gjendur në gjysmëfinale, pasi në përballjen e parë e kishin mposhtur ekipin nga Suhareka në palestrën “13 qershori”, me rezultat 71:77.

Mbetet të shihet nëse do të përfundojë me këtë lojë çështja e gjysmëfinalistit, apo do të ketë edhe një ballafaqim të radhës mes këtyre dy skuadrave.

Peja – Ylli, do të transmetohet drejtpërdrejtë në platformën më të madhe televizive në trojet shqiptare, Artmotion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas incidentit të paprecedentë të ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme…