Peja organizon pritje për kampionet olimpike

03 gusht 2021 | 13:29

Komuna e Pejës ka organizuar një manifestim për t’i pritur ekipin e xhudos të cilët rrëmbyen dy medalje të arta në Lojërat Olimpike në Tokio të Japonisë.

Ky manifestim do të nisë në orën 20:00 në sheshin “Skënderbeu” në qendër të qytetit.

Kjo është agjenda:

20:00 – prezantimi i kronikave triumfuese nga LO “Tokyo 2020”
21:00 – dalja në skenë e Ekipit Olimpik dhe prezantimi i kampionëve të Klubit të Xhudos “IPPON”
21:00 – spektakël me fishekzjarrë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, në seancën e sotme të…