Peja përballë kampionit të Danimarkës

24 shtator 2023 | 22:07

KB Peja do të ketë ndeshje shumë të vështira për të qenë pjese e grupeve të Ligës së Kampionëve në basketboll.

Kampionët e Kosovës do të përballen me kampionin e shumëfishtë të Danimarkës, Bakken Bears. Takimi zhvillohet në Antalia të Turqisë, aty ku zhvillohen ndeshjet kualifikuese.

Nëse Peja kualifikohet në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Kalev/Cramo-Norrköping Dolphins.

Ndërkohë, kampionët e Kosovës nëse arrijnë në finale, atëherë herë do të përballen me fituesin e ndeshjeve të tjera: SL Benfica – TSU Tbilisi dhe Patrioti Levice v Petrolina AEKLarnaca. Vetëm një skuadër depërton në grupet e rregullta të Ligës së Kampionëve në basketboll. Takimi zhvillohet të hënën në ora 13:00 dhe transmetohet në faqen e FIBA-s në YouTube.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e lajmeve serbe “Beta”, përmes burimeve ka raportuar se…