
Peja përuron nesër përmendoret e katër komandantëve të UÇK-së
15 qershor 2023
| 17:58
Nesër, 16 qershor, Peja, me rastin e Ditës së Çlirimit, përuron përmendoret e katër komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Agim Çelajt, Bekim Berishës – Abeja, Skënder Çekut dhe Xhemajl Fetahajt.
Ceremonia festive e inaugurimit fillon nga ora 12:00, në Parkun “Karagaç”.