Peja prinë me numrin më të madh të rasteve me Covid-19
Nga 311 mostrat e marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 95 kanë rezultuar pozitivë.
Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, komuna e Pejës është më numrin më të madh të prekurve me koronavirus, gjithsejtë 18 raste. Më pas janë Vitia me 16 raste, derisa nga 15 raste i kanë Prizreni dhe Prishtina.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Pejës 18 raste, komuna e Vitisë 16 raste, komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 15 raste, komuna e Mamushës 8 raste, komuna e Gjilanit 8 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Istogut 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, komuna e Mitrovicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kllokot, Malishevë, Obiliq, Rahovec dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
(V.Z / Epoka e re)