Peja-Rahoveci, derbi i Kosovë në Ligën Ballkanike
Sot (e mërkurë) nga ora 19:00 do të zhvillohet derbi i skuadrave të Kosovës, Pejës dhe Rahovecit në Ligën Ballkanike.
“Verdhezinjtë” rikthehen në Ligën Ballkanike pas një mungese dyvjeçare derisa ky është edicioni i parë i “vreshtarëve” në këtë ligë. Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Karagaçi” dhe pritet të jetë shumë interesante ku pejanët, pas rikthimit në Superligë, janë rikthyer edhe në BIBL, kurse rahovecasit do të përpiqen të kenë një paraqitje sa më të mirë në pjesëmarrjen e tyre të parë, me shpresë se do të arrijnë të triumfojnë në këtë ligë.
Më herët pjesë e kësaj lige ishin edhe Sigal Prishtina, Bashkimi dhe Trepça. Suksesin më të madh e ka Prishtina që ka triumfuar dy herë në këtë garë. Peja dhe Rahoveci ballafaqohen për herë të parë në këtë edicion. Në Superligë “verdhezinjtë” kanë tri fitore dhe dy humbje, kurse “vreshtarët” katër fitore dhe një humbje.