Peja shpall më të mirët, Distria Krasniqi pranon çmimin e “Sportistes së Vitit” nga Agim Ademi
25 janar 2024
| 22:42
Komuna e Pejës ka mbajtur sot ceremoninë e shpalljes së sportistëve më të dalluar të vitit 2023.
Pa dyshim në shpalljen e më të mirëve kanë mbizotëruar xhudistët, ngase Peja është qytet i kampionëve evropian, botëror e olimpik të këtij sporti.
E në këtë manifestim i pranishëm ishte edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili nga organizatorët u nderua me ndarjen e çmimit për “Sportisten më të mirë të vitit”, epitet i cili i ka takuar kampiones olimpike në xhudo, Distria Krasniqi.
Ndërkohë, epiteti i “Sportistit të vitit” i takoi Akil Gjakovës.