Peja synon ta barazojë sonte serinë gjysmëfinale me Bashkimin

24 prill 2025 | 11:31

“Play-off”-i i Superligës së basketbollit do të vazhdojë sonte me një tjetër super-ndeshje.

Mbrëmë, Sigal Prishtina dhe Trepça dhuruan spektakël, ndërsa në fund triumfuan kryeqytetasit pas vazhdimeve për ta barazuar serinë gjysmëfinale të “play-off”-it në 1:1. E të njëjtën gjë sonte do të mundohet ta bëjë edhe Peja. Verdhezinjtë u mposhtën me rezultat të thellë nga Bashkimi në duelin e parë gjysmëfinal në Prizren, 61:81.

Në gjysmëfinale u kualifikuan direkt Bashkimi dhe Trepça, ndërsa Sigal Prishtina në çerekfinale e eliminoi Vëllaznimin, ndërsa Peja eliminoi Golden Eagle Yllin pas tri ndeshjeve.

Kujtojmë se skuadra që i shënon tri fitore kalon në finale, derisa për t’u shpallur kampion një ekipi i nevojiten katër fitore.

Gjysmëfinalja e dytë

E enjte

19:00 Peja – Bashkimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë me dije se…