
Peja triumfon ndaj Vëllaznimit
Në një ndeshje dramatike, Peja fitoi ndaj Vëllaznimit 64:59 (23:22, 18:14, 11:12, 12:11), në javën e 22-të të ProCredit Superligës.
Skuadra vendase ishte më e mirë në fillim me epërsi prej 12:5, por më pas u rikthyen mysafirët, duke u zhvilluar lojë e barabartë dhe çereku i parë përfundoi 23:22. Epërsinë më të lartë verdhezinjtë e kishin në 34:25, derisa pjesa e parë përfundoi 41:36.
Perioda e tretë u karakterizua me shumë pak pikë të shënuara, vetëm 23 nga të dy skuadrat, ku shifrat pas 30 minutash ishte 52:48.
Lojë ishte dramatike deri në fund, ku tre minuta nga fundi, Kuqezinjtë kishin epërsi 56:59, por tetë pikë radhazi nga Verdhezinjtë bën që të triumfojnë 64:59.
Më i dalluari te vendasit ishte Tulio Da Silva me 12 pikë e dhjetë kërcime, derisa te mysafirët Trey Anderson u dallua me 19 pikë e shtatë kërcime.
Tani të dy skuadrat kanë nga 11 fitore e 11 humbje.