Peja triumfon në Ligën Ballkanike
01 mars 2023
| 23:00
KB Peja ka shënuar fitore të madhe në Ligën Ballkanike.
“Shqiponjat” fituan me rezultat 86 me 74 në Bullgari ndaj Levskit. Klubi kosovar thuajse ndaj tërë lojës e kishin epërsinë.
Në pushim pejanët shkuan me epërsi prej 17 pikësh, me rezultat 46:29. Më i dalluari te skuadra kosovare ishte basketbollisti amerikan, Devoe Joseph me 25 pikë të shënuara.
Peja aktualisht renditet në pozitën e dytë të Ligës Ballkanike, me pesë fitore dhe vetëm një humbje deri më tani.