Pejë, rrihen për shkak të parkingut

04 tetor 2018 | 11:24

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë është arrestuar një person pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një parkim për veturë, i cili e kishte sulmuar fizikisht një person tjetër.

Si pasojë e rrahjes, viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal Pejë dhe më pas është liruar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë muajit shtator ka pranuar shtatë…