
Pekini drejt krijimit të kriptovalutës shtetërore
04 nëntor 2019
| 11:43
Kina po bën përpjekje maksimale për zhvillimin e kriptovalutës së parë shtetërore.
Përpjekjet janë shumëfishuar edhe nga inkurajimi i presidentit Xi Jinping për të mbështetur zhvillimin e kësaj monedhe. “Kina duhet të shfrytëzojë mundësinë e adaptimit e teknologjisë’’, u shpreh Xi.
Ai nuk i përmendi hapur idetë, por ishte e mjaftueshme për të rritur ndjeshëm vlerat e Bitcoins, kriptovalutës par excellence, gjatë fundjavës së kaluar, që arriti mbi 10 000 dollarë./ atsh