Pekini me byzylykë të mençur kontrollon temperaturën e nxënësve

11 maj 2020 | 11:34

Mediat shtetërore kineze kanë raportuar se autoritetet në Pekin po i përdorin byzylykët e mençur për t’ua kontrolluar temperaturën trupore nxënësve.

Këta byzylykë janë të pajisur me sensorë që e përcjellin temperaturën e njeriut në kohë reale dhe dërgojnë sinjale paralajmëruese, nëse e vërejnë ndonjë temperaturë jonormale, shkruan “CNN”, transmeton Express.

Temperatura e të gjithë nxënësve mund të përcillet nga mësuesi përmes telefonit pasi pajisjet të jenë lidhur me “Bluetooth” në një aplikacion. Të dhënat mund të shpërndahen me prindërit dhe autoritetet lokale.

Këto pajisje e përcjellin temperaturën e nxënësve pa i penguar në procesin e të nxënit, duke u ndihmuar që të përqendrohen në orë dhe në provime, tha Byroja e Arsimit në Pekin.

Deri më tani këta byzylykë po përdoren nga nxënësit e vitit të katërt në shkollat e mesme dhe nxënësit e shkollave fillore në pesë distrikte të kryeqytetit kinez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi u tërhoq para Kuvendit dhe u rrah nga deputetët,…