Pele lirohet nga spitali

22 prill 2022 | 12:05

Legjenda braziliane, Pele është liruar nga spitali ‘Israelita Albert Einstein’ pasi kaloi tre ditë atje për analizat në lidhje me trajtimin e tij të kancerit. Sipas mjekëve, ai është në gjendje të mirë dhe stabile.

Shtatorin e kaluar, teksa po shkonte për një sërë ekzaminimesh rutinë që ishin shtyrë për 15 muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit, mjekët zbuluan se Pele kishte kancer në zorrën e trashë, për të cilin i është nënshtruar një operacioni.

Që atëherë, ai i është nënshtruar një trajtimi që përfshinte seanca kimioterapie. Ka pasur teste mujore për të kontrolluar efektivitetin e të gjithë trajtimit kundër tumorit.

Vitet e fundit, shëndeti i Peles ishte përkeqësuar edhe për shkaqe të tjera, si problemet e shtyllës kurrizore, ijëve dhe gjurit, të cilat ia pakësuan lëvizshmërinë dhe e detyruan t’i nënshtrohej operacioneve të tjera. Ai është futur edhe në spital në të kaluarën për disa probleme me veshkat. Ndërsa ai vazhdon të luftojë kancerin, ai do të kthehet rregullisht në spital. Por, të paktën tani për tani, ai mund të kthehet në shtëpi pas kësaj vizite rutinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së sotme, Policia në Mitrovicën e Jugut, në…