Pele, mesazh prekës për Maradonën: Të dua, Diego!

03 dhjetor 2020 | 17:12

“Një ditë do të luajmë së bashku atje lart në parajsë”, ishin fjalët e Peles kur mori vesh se kundërshtari i tij më i madh në garën e më të mirit në histori, Maradona, ndërroi jetë. Kjo ndodhi një javë më parë në shtëpinë e Diego në Tigres pas atij sulmi. Pele është ende shumë i lënduar nga ikja e argjentinasit dhe, së fundmi, e ka treguar pikëllimin e tij  në një postim në “Facebook”.

Pele i thotë për herë të parë Maradonës se e do. “Sot kanë kaluar shtatë ditë qëkur u largove. Shumë njerëz donin të na krahasonin gjithë jetën e tyre. Ti ishe një gjeni që magjepsi botën. Një magjistar me topin në këmbë. Një legjendë e vërtetë. Por, mbi të gjitha, për mua ti do të jesh gjithmonë një mik i shkëlqyer me një zemër të madhe. Sot unë e di se bota do të ishte shumë më mirë nëse ne të do krahasoheshim më pak njëri-tjetrin dhe të fillonim të na admironin më shumë. Kështu që, dua të them ti je i pakrahasueshëm”, ka shkruar Pele.

“Trajektorja jote u shënua nga ndershmëria. Dhe në mënyrën tënde unike dhe të veçantë, na mësove se duhet të duam dhe të themi ‘të dua’ shumë më shpesh. Largimi i shpejtë i yti nuk më la të ta them, kështu që unë thjesht do të shkruaj: Të dua, Diego! Shoku im i madh, shumë faleminderit për tërë udhëtimin tonë! Një ditë në parajsë do të luajmë së bashku në të njëjtën skuadër. Dhe do të jetë hera e parë që ngre grushtin tim lart si triumf në fushë pa festuar një gol. Do të jetë sepse, më në fund, mund të të përqafoj përsëri”, ka shkruar Pele në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Selimi Selimi, sot ka takuar kryesuesin e…